Vritet me 3 plumba nje grua ne Tirane

  • 5 years ago
Mëngjesin e së enjtes banorët e kodër sharrës janë tronditur nga një ngjarje e rëndë. 49-vjeçarja Lirie Xhepa është gjetur e pa jetë mes shkurreve në një rrugë dytësore.

49-vjeçarja Lirie Xhepa u gjet e vrarë nga banorët e zonës me 3 plumba pistolete. Pas kësaj banorët kanë njoftuar policinë që ka nisur punën për zbardhjen e çështjes, ndërsa ka dyshime se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare.

49-vjeçarja ishte nëna e katër fëmijëve dhe banonte shumë pranë zonës ku u gjet e pa jetë. bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë, dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve.

Në lidhje me ngjarjen Policia ka ngritur dyshime se autor mund të jetë kunati i së ndjerës, Dashamir Xhepa personi që shihni në këtë foto që tashmë është shpallur në kërkim. Gruaja me autorin e dyshuar ka patur një konflikt në vitin 2008 ku është dhunuar nga ky i fundit, por ngjarja është mbajtur e fshehur dhe nuk është raportuar në polici. Dyshohet se këta të fundit kanë patur një lidhje intime mes tyre qe ka përfunduar në mënyrë tragjike. Megjithatë banorët mohojnë të kenë patur dijeni për konflikte.

 ?Aktualisht në banesën e viktimës nuk ndodhet asnjë person. Disa prej familjarëve janë shoqëruar në polici ku po japin deklarime për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa disa të tjerë ndodhen në ambientet e morgut ku pritet të tërheqin trupin e viktimës?.

Grupi hetimor ka mundur të sekuestroje disa prova të cilat mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Tv Klan

Recommended