Ora News - Rrëfimi rrënqethës: Zjarrfikësi tregon bisedën me të mbijeturën nën rrënojat e tërmetit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Zjarrëfikësi nga Vlora Luan Kapaj është cilësuar si heroi që shpëtoi dy jetë njerëzish nën gërmadhat e një pallati në Durrës, pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Në një rrëfim për RTV Ora, aksionin nën gërmadha ai e cilëson si sfidën më të madhe të jetës së tij profesionale.

"Momentin që ndodhi tërmeti unë gjendesha si gjithë të tjerët, në banesë. Pas 2-3 minutash mua më morën fëmijët më thanë babi është bërë dëm i madh".

Kapaj tregon edhe veprimet e para që ai de kolegët e tij ndërmorrën për të mbërritur në Durrës, pas situatës së vështirë.

"Rrobat i kisha në shtëpi. Na vjen njoftimi që duhet të nisemi direkt për në Durrës. Më gjithë ekipin që ndodheshim këtu, jemi nisur menjëherë drejt Durrësit. Në duhet të mbërrinim në Durrës, afër stadiumit te Shtabi i Emergjencës. Pas pak minutash atje morëm urdhërin që duhet të shkonim në lagjen nr.6, te pallati që ishte rrëzuar. Shkuam atje, ç'të shihje! Çdo gjë e shkatërruar. Pallati ishte fundosur 2-3 kate poshtë, gjysma e pallatit ishte në rënie dhe na thanë që ka persona brenda. Ne menjëherë duhet të vepronim. Koha në këto momente nuk pret, sepse personat që gjenden nën rrënoja kërkojnë ndihmë, dhe nga momenti në moment mund të humbasin jetën. Veprimet e para që duhet të bëjmë ne është të komunikojmë me personat nën rrënoja. Të marrim vesh situatën që ndodhen, çfarë kati, çfarë pozicioni. Na thanë që në katin e dytë kishte dy persona dhe në katin e tretë kishte dy të tjerë. Atëherë, veprimi i parë që bëra unë si drejtues i skuadrës ishte që të mundoheshim të dëgjonim zëra. Ishte një zë gruaje që u dëgjua. Për të shpëtuar këtë grua ishte shumë e vështirë sepse pothuajse dyshemeja ishte bashkuar me soletën dhe kishte vetëm rreth 30 centimetra hapësirë për t'u futur brenda. Fola fillimisht me të, më tha "Dua ndihmë"! në ato momente bërtas e them që është gjallë, që të bënim të pamundurën për ta nxjerrë nga rrënojat. Na u desh një mjet skrap që të hapnim një gropë sa vrima e miut, me metodat tona që të afroheshim sa më shumë te gruaja e cila na thoshte "Pse po vonoheni, mua vetëm dera më ka zënë"? Po unë s'mund t'i thoja që është rrëzuar pallati, i thosha "Ja po vijmë po vijmë, po afrohemi". Dhe më në fund e nxorrëm jashtë. Ishte një kënaqësi e paparë pasi ne këtë grua e mbajtëm në jetë. Pas kësaj e m'u desh të futesha prapë nën rrënoja dhe dëgjova një zë që më thoshte "Dua vetëm pak ajër", po ishte shumë i largët. Mu desh të dilja jashtë dhe të pyesja a ka ndonjë familjar të personave që kanë ngecur brenda dhe më thanë që në katin e dytë ka ngecur një burrë dhe një grua. Këto veprime ishin sekondare. I pyes ku ishte dhoma e gjumit apo banjo, shkova, por prapë zëri vinte nga larg. Ishte shumë e vështirë për t'u futur".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/smund-ti-thoja-qe-i-kishte-rene-persiper-i-tere-pallati-zjarrfikesi-tregon-biseden-me-te-mbijeturen-nen-rrenoja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Sub...

Recommended