Ora News - Rindërtimi, Tirana mbetet mbrapa në evidentimin e dëmeve të tërmetit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në pritje të rindërtimit të banesave për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, Bashkia e Tiranës ende nuk e ka një raport të vlerësimit të dëmeve.

Ministri për Rindërtimitn, Arben Ahmetaj, bëri një bilanc të dëmeve dhe konstatoi se 8000 banesa janë të pabanueshme dhe mbi 10 mijë qytetarë vijojnë të qëndrojnë ende në çadra.

Ahmetaj: Bashkia e Tiranës është një hap mbrapa për shkak të procedurës, por tani ka filluar puna. Në bashkinë e Tiranës për vlerësimin e thelluar po kalojmë pas. Vlerësimi i thelluar së bashku me raportet e detajuara mbaron në fund të marsit, fillimi i prillit. Në çadrat vazhdojnë 10023 qytetarë, janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirasë, 1455 leje me procedurë të përshpejtuar. Ata që shpronësohen në zona me zhvillim të detyruar shpronësohen 100% për metër katrorë me çmimin e referencës.

Teksa kërkoi durim nga qytetarët, kryeministri Rama tha se në ditët në vijim do të hapet gara për ndërtimin e banesave. Rindërtimi në Thumanë e Laç do të nisë më shpejt.

Rama: Kemi planet e avancuara të Laçit, të Thumanës e të Shijakut, që janë tre zonat ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, pra, së shpejti. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas topologjive. Që do të thotë që jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare, për të ftuar kompanitë që të ofrojnë suportin për shtëpitë individuale.

Me 17 shkurt në Bruksel do të mbahet konferenca e donatorëve, ku pritet që vendet anëtare të japin kontributin e tyre për rindërtimin që sipas llogaritjeve të qeverisë rezulton të jetë 1 miliard euro.

Lëkundja e tokës në 26 nëntor veç dëmeve materiale la pas 51 viktima dhe qindra të lënduar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rindertimi-tirana-mbetet-mbrapa-ne-evidentimin-e-demeve-te-termetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended