'Heronjtë e heshtur' të Krujës që shpëtuan 7 jetë me mjete rrethanore nga rrënojat e tërmetit

  • 4 years ago
Heronjtë e heshtur' të 26 nëntorit janë përsonat që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetët e personave të mbetur në rrënoja.

Pjesë e tyre janë edhe zjarrfikësit e qytetit të Krujës të cilët pavarësisht rrethanave dhe kushteve në të cilat ata ndodheshin, arritën të shpëtonin disa jetë.Bilanci i tërmetit 6.4 i shkallës riter që goditi Shqipërinë më 26 nëntor dhe shkaktoi një numër të madh viktimash në Durrës e Thumanë mund të ishte edhe më i madh, nëse ndërhyrja e disa institucioneve apo qytetarëve të ndryshëm nuk do të ishte në kohë.

Pjesë e tyre ishin edhe zjarrëfikësit e rrethit të Krujës.

Katër djem të ndodhur në punë si zakonisht, pas tërmetit të rënë në orën 3:54 minuta marrin telefonatën tragjike se në Thumanë ka godina të shembura e njerëz të lënduar, por kurrë nuk e mendonin se ajo natë do t?i përballte me një situatë, të cilën nuk e kishin përjetuar asnjëherë gjatë jetës së tyre.

Recommended