Dite e Re - Zjarrfikesi tregon momentet emocionuese kur pa të afërmit nën rrënoja

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #diteere

Arben Cara, kushëriri i familjes Cara, rrëfen në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora, operacionin e vështirë, të cilit iu desh të kryente, për shpëtmin e 7 pjestarëve të fisit të tij dhe jo vetëm. Gjatë intervistës ai thotë se ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos, kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje, mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij. Cara rrëfen se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij, që i gjeti të vdekur nën rrënoja. Mirëpo, në misionin e zjarrfikësit të gjithë i sheh njësoj, me të njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t?i shpëtuar.

Ai shprehet se k qenë shumë e veshtirë të asistontë një operacion ku ishin familjarët e tij

?Është shumë e rëndë dhe e dhimbshme një gjë e tillë, por puna dhe misioni që ne kemi na bën më të fortë. Ndoshta Zoti na jep dhe forcë në këto raste. Vërtet ka qenë e dhimbshme, por ne kemi punuar fort nën rrënoja për të nxjerrë jetë, por edhe viktimat. Kemi komunikuar rreth 13 orë me Linditën dhe 17 orë me Klementin me dy të afërmit e mi. Me Linditën kam pasur vetëm një komunikim ku përpiqesha ta qetsoja. I thashë Lindita mos u mërzit, do të të nxjerrim gjallë. Herë pas here pyeste edhe për njerëzit e saj nëse kishin dalë. Ne i thamë mos u mërzit të gjithë janë mirë , i jepnim kurajo. Kurse me Kelmendin komunikonim gjithë kohës, ai rënkonte dhe kërkonte ndihmë?, u shpreh Cara.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arben-cara-gjakftohte-gjate-situates-se-termetit-ndryshe-nuk-mund-te-shpetonim-te-demtuarit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended