Ora News - “Na dhunuan e grabitën”, i moshuari në Korçë tregon momentet e tmerrit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një grabitje e dhunshme u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen nr.3 të Korçës, ku një çift i moshuar u dhunua dhe iu morën një shumë e madhe parash.

Bazuar në dëshminë e të moshuarit Foni Rapo, kanë qenë dy persona të maskuar dhe me armë ata që i kanë grabitur dhe goditur.

Në banesën e Foni Rapos, rreth 85 vjeç, dyshohet se janë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra, teksa çifti jeton vetëm pasi të afërmit i kanë në emigracion.

Lidhur me ngjarjen i moshuari ka thënë se: "Ishim duke ngrënë darkën. Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futen nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë, ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorën edhe thikën. Bërtisnin 'lekët, lekët'. Thoshin se jemi nga Elbasani. Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën dhe më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojmë të kapen autorët".

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/u-terrorizuan-gjate-grabitjes-flet-i-moshuari-na-lidhen-dhe-tmerruan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended