Ekstradohet nga Italia i dyshuari per vrasjen e biznesmenit

  • 4 years ago
Arrestohet në Itali një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj, krim i ndodhur në Qershorin e vitit të kaluar në Vlorë.

Në pranga ka rënë Ergest Avdiu nga Memaliaj pasi Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja me paramendim? dhe ?armëmbajtje pa leje.

Dervishaj u ekzekutua pranë banesës së tij, në lagjen ?Pavarësia?. 29-vjeçari u qëllua me armë zjarri në momentin teksa po zbriste nga makina. Në këtë ngjarje dyshohet se morën pjesë dy persona.

Prokuroria ka ngritur dyshime se krimi ka ndodhur për prishjen e pazareve për blerjen e një biznesi. Viktima Vasil Dervishaj ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Tv Klan

Recommended