Ora News - Në kërkim për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999, Luan Vrapi ekstradohet në Itali

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Mëngjesin e sotëm (9 korrik) është ekstraduar nga Shqipëria në Itali, shqiptari Luan Vrapi i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Me urdhër të Prokurorisë së Foggias lëshuar më 24 nëntor 1999 akuzohet per vrasjen e qëllimshme në Itali, të 22 vjeçarit-shqiptar Hyso Telharaj.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të 1999.

Luan Vrapi akuzohet dhe si anëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte punën e punëtorëve bujqësorë në zonën e provincës së Foggias.

Viktima Hyso Telharaj, i punësuar për mbledhjen e produkteve të stinës në komunën Capitanata, nuk kishte pranuar të paguante haraç nga rroga e tij për punëdhënësin dhe u ekzekutua nga shqiptari Luan Vrapi.

Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të policisë shqiptare e Zyrës Italiane të ekspertëve Sigurisë në Tiranë.

Luan Vrapi pas mbërritjes në aeroportin Fiumicino të Romës është shoqëruar në burgun e Barit në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ne-kerkim-per-vrasjen-e-nje-shqiptari-ne-vitin-1999-ekstradohet-ne-itali-luan-vrapi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended