Report TV Atentat në Vlorë, plagoset i dyshuari për vrasjen e avokatit grek, vdes shoku

  • 5 years ago
Një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novosele rreth orës 01:10. Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

I plagosur ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për në spitalin e Tiranës.

Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin ndërsa shenjestra e atentatit dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata.Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin tjetër, kanë djegur edhe makinën që përdorën në kryerjen e krimit. Në brendësi të automjetit të djegur janë gjetur edhe dy kallashniovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës.

Në zonë kanë mbërritur edhe forca të FNSH, të cilat  kanë nisur krehjen e zonës për gjetjen e autorëve. Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Ndërsa në fshat njiheshin si persona te qete. 22 vjecari qe gjeti vdekjen ishte nje person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.

Recommended