Report TV - Aksident në Velipojë, vdes 24-vjeçari, plagoset shoku

  • 8 years ago
Një person mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos rëndë këtë mëngjes në Velipojë, nga një aksident rrugor, pranë vendit të njohur me emrin Hidrovori. Elsid Leva 24 vjeç banues në Shkodër, mbeti i mbytur në një kanal uji, pranë hidrovorit në zonë e njohur me emrin Vilu. Ai udhëtonte me një mjet Mercedez- Benz, me targa AA325 DH.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në drejtim të vendit të ngjarjes, janë nisur shërbimet e policisë. Ata kanë mundur të nxjerrin trupin e Levës nga kanali dhe më pas e kanë nisur në spital, por rrugës ai ka ndërruar jetë.

Ndërkaq policia nuk ka bërë të ditur emrin e personit të plagosur. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orën 4:00, të mëngjesit Elsid Leva dhe i plagosuri tjetër një shok i tij, mendohet se kanë qenë duke u kthyer nga një klub nate, ku kishin qenë deri në orët e para të mëngjesit. Policia u njoftua nga disa banorë të zonës ndërsa mbërriti në vendin e ngjarjes.

Nga hetimi paraprak dyshohet se mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe mendohet se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti të dalë jashtë rruge.

Recommended