Report TV - Çonte shqiptarët në Angli, SHBA e Kanada, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari

  • 5 years ago
Ekstradohet nga Italia një 27 vjeçar nga Durrësi i akuzuar për trafik njerëzish në SHBA, Kanada e Mbretërinë e Bashkuar. Emiljan Sinjari, ish-punonjës i kompanisë së sigurisë në Aeroport ishte në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas policisë, 27 vjeçari, gjatë periudhës 2016-2017, në bashkëpunim edhe me persona te tjerë, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

Nga operacioni i policisë ?Onë if by land? janë goditir 7 grupe kriminale, dhe mbi 50 persona janë marrë të pandehur. Mes personave të arrestuar kishte edhe punonjës policie.

Në këtë grup ishin të përfshirë Shqiptar, Maqedonas, Bullgar, Grek e Italian, ndërsa pagesat që kryeheshin për kalimin drejt vendeve të BE-së varion nga 7000 deri në 9000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe 25000 deri në 30000 dollarë për në ShBA/Kanada.

Recommended