Kapet në Itali gomone me marihuanë- (30 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Me rregullimin e pakët të detit gomonet klandestine filluan të lundrojnë drejt ujrave italiane. Dje në mesnatë, policia e kufirit dhe Guardia di Finanza kapin gomonet shqiptare me marihuanë. Gomonia ishte nisur nga brigjet e Vlorës dhe në bord kishte rreth 30 klandestinë me kombësi të ndryshme. Por jo vetëm kaq gadi 210 kg mrijuanë transportohet drejt italisë, e paketuar dhe e fshehur brenda gomones. Një sinjalizim ka bërë që policia italiane e kufirit, të ruante bregdetin dhe të bënte të mundur kapjen e ngarkesës. Pasi është sekuestruar malli u arrit të kapeshin edhe tre skafistet e gomones, si dhe 30 klandestinët. Të tre skafistët mendohet se janë vlonjatë. Ata janë arrestuar për favorizim të trafikut klandestinë dhe shpqrndarje të bimëve narkotike. Pasagjerët klandestinë midis të cilëve 20 kurdë e kinezë, janë rregulluar në qendrat e grumbullimit të emgigrantëve. Rasti i fundit ka bërë që policia italiane e kufirit të vendoset në gjendje gadishmërie për të mos lejuar asnjë klandestinë./tvklan.al

Recommended