Ora News - Itali, kontrabandisti shqiptar kapet me 4 mln euro drogë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autoritetet italiane në Brindisi kanë sekuestruar një varkë me 334 kg drogë, ndërsa në pranga është vënë një shtetas shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në brigjet e Brindizit, ku autoritetet e njësisë detare vendosën të ndalojnë mjetin lundrues.

Mediat italiane raportojnë se lloji i mjetit lundrues si dhe deklaratat e paqarta të kontrabandistit shqiptar kanë bërë që të zhvillojnë inspektime më të hollësishme.

Pas kontrollit në bordin e gomones u gjetën 186 pako të mbështjella me peshë totale 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash. Nëse lënda narkotike do të hidhej në tregun klandestin do të kapte një vlerë prej 4 milionë euro.

Gomonia 5 metër e gjatë dhe me një motor të fuqishëm që përdorej për trafik droge u konfiskua, ndërsa në pranga u vu kontrabandisti me kombësi shqiptare, i identifikuar me iniciale F.I, 32 vjeç.

Ndërkohë, Policia e Shtetit shqiptar thotë se operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/itali-kontrabandisti-shqiptar-kapet-me-4-mln-euro-droge

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended