Ora News - Itali: Shqiptari kapet me 400 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të automjetit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një shqiptar është arrestuar nga policia e Napolit në Itali, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehur në sediljet e pasme të automjetit të tij të modifikuar. Hetimet e autoriteteve italiane informojnë se shuma e parave vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.

Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t?u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.

Gjithashtu financa e Napolit ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.

Automjeti drejtohej nga një qytetar italian nga Napoli i cili është vënë në masë arresti. Kokaina e sekuestruar do të sillte nje përfitim tregu prej 5 milionë euro.

Rtv Ora ka kontaktuar me autoritetet e Finanzës se Napolit të cilët janë shprehur se hetimet janë në zhvillim e ende nuk ka prova nëse ka lidhje mes korrierit shqiptar e kokainës së sekuestruar .

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/itali-shqiptari-kapet-me-400-mije-euro-te-fshehura-ne-sediljet-e-pasme-te-automjetit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended