Ora News -Shqiptari profil fake në emër të Salvinit. Shpërndau 30 mijë postime, rrezikon 3 vite burg

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një emigrant shqiptar me inicialet K.G banues në Xhenova me profesion gjeometër, është denoncuar nga autoritetet italiane dhe rrezikon deri në 3 vite burg, pasi kishte një profil të rremë me emrin e liderit të Partisë Lidhja, ish zëvendës kryeministrit e ministrit të Brendshëm të qeverisë Conte 1, Matteo Salvini.

Profili i rremë ishte aktiv që nga shtatori i vitit 2019.

Emigranti shqiptar nga 20 shtatori 2019 deri më 14 prill 2020 kishte shpërndarë mbi 30,000 postim fake, me një mesatare prej 150 postime në ditë për të diskretituar figurën e Matteo Salvnit.

Profili i shtirur si lideri i Partisë Lidhja mbante emrin "Matteo Salvini fanparody" me mbi 7 mijë ndjekës dhe sipas akuzës denoncuese kanë qënë me mijëra fansa të Salvinit që nuk e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një profil fake.

Por jo vetëm kaq, emigranti shqiptar duke përdorur të njëjtin profil e duke ndryshuar vetëm emrin , ka falsifikuar profilet në Twitter dhe të disa eksponentëve të Partisë Lidhja si Giancarlo Giorgetti, zëvendës kryetar i Paritsë Lidhja, Giulio Centemero, deputet i po kësaj force politike e anëtar i Komisionit parlamentar të Financës, Claudio Borghi deputet e Lucia Borgonzoni, senatore dhe ish Nën Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Kulturës e kandidate për guvernatore e rajonit të Emilia Romagnës në zgjedhjet rajonale të 2019.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shperndau-30-mije-postime-me-nje-profil-fake-te-salvinit-ne-twitter-emigranti-shqiptar-rrezikon-3-vite-burg

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended