Ora News - Pistoletë në brez dhe mbi 100 mijë euro me vete, Vladimir Gjuta kapet afër selisë së PS

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Tiranës, ka arrestuar sërish shtetasin Vladimi Gjuta, të sapo liruar nga burgu. Gjuta është ndaluar në afërsi të Partisë Socialiste, pranë një pike këmbimi valutor, ku do kryente një transaksion bankar. Gjutës i janë gjetur një armë zjarri gati për të qëlluar dhe shuma prej më shumë se 100 mijë euro.

Vladimir Gjuta është arrestuar në afërsi të selisë së PS-së në kohën kur mbahej mbledhja e kryesisë.

Pranë oborrit të selisë rozë, në një pikë këmbimi valutor, efektivët e Gardës së Republikës kanë pikasur një person të dyshimte me kapele dhe çantë në brez.

Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, për të ndaluar të dyshuarin, i cili rezultoi të ishte Vladimir Gjuta, i liruar nga paraburgimi disa ditë më parë.

Në momentin që i është afruar garda, Gjutës i ka rënë pistoleta në tokë dhe nga kontrolli i është gjetur dhe shuma e parave.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shoqerohet-ne-polici-vladimir-gjuta

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/yTvomzv90Ow
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended