Itali, kapet vrasësi shqiptar - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Fatmir Lika quhet shqiptari 30-vjeçar i cili sëbashku me një shqiptar tjetër akuzohet nga policia italiane për vrasjen e financierit Domenico Stanish dhe plagosjen e Enzo Biancos në Itali. Pasi është marrë në pyetje mbi tre orë Lika ka pranuar se ka qenë duke i dhënë makinës së tij mbrëmjen e së dielës sëbashku me shokun e tij, por nuk pranon që të ketë shkaktuar aksidentin ku udhëtonin dy italianët.

Ai pohon se në momentin e aksidentit ka parë në pasqyrë sesi makina ku udhëtonte Stanish i cili ndodhej mbrapa tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Akuza të cilat rëndojnë mbi Fatmir Likën janë; shkaktar i aksidentit vdekjeprurës të financierit italian dhe rezistencë ndaj policisë.

Ai pohon se nuk ka ndaluar nga frika se makinën e kishte të vjedhur. Ndërsa një akuzë tjetër për transport droge e ka mohuar. Policia italiane tani është vënë në kërkim të shqiptarit tjetër i cili është 26-vjeç, ndërsa Fatmir Lika të premten do të dalë përpara gjykatës për masën e arrestit./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended