Ora News - Familja me 10 anëtarë jeton në lulishte pasi banesën ua përpiu zjarri

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një familje me 10 anëtarë në Korçë, mes të cilëve fëmijë, jeton prej dy ditësh në një lulishte pasi banesa e tyre u dogj. Prej aty ata kërkojnë ndihmë pasi vetë thonë se janë në pamundësi.

10 anëtarë të familjes Rrapi në Korçë, mes tyre fëmijë të mitur, prej dy ditësh e kanë shndërruar këtë lulishte në shtëpi.

Një zjarr u shkrumboi banesën dhe tre kurorë që jetonin aty i la në qiell të hapur.

Për ta është një sfidë tjetër jetësore, ndërsa më përballeshin me varfërinë.

"Jemi familje shumë e varfër, bëhemi shumë vetë në shtëpi. Jemi 10 veta, me shumë fëmijë të vegjël dhe babain e sëmurë.Kërkojmë ndihmë nga bashkia, i lutemi zotit kryetar të na ndihmojë, të vërë dorën në zemër. Zjarri ishte në mëngjes herët. Vëllai i vogël e ndjeu i pari, shpëtoi fëmijët. Erdhën dhe komshinjtë dhe na ndihmuan, tmerri vetë".

Anëtarët e familjes thonë se gjithçka kishin është shkrumbuar dhe ata nuk kanë mundësi ta riparojnë shtëpinë.

Ndaj kërkojnë ndihmë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/familja-me-10-anetare-jeton-ne-lulishte-pasi-banesen-ua-perpiu-zjarri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended