Fier, familja me 5 anëtarë në varfëri ekstreme, jeton në stallën e bagëtive
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Këta janë pesë anëtarët e familjes Vrenozi në fshatin Bishan të Fierit që siç e shihni jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë.

Pamundësia ekonomike e ka detyruar këtë familje të jetojnë në këtë banesë, e cila dikur ka shërbyer si stallë për bagëtitë.

Dhimbja dhe varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje, pasi ndërtesa ku ata banojnë nuk plotëson asnjë kusht minimal për të jetuar.

Familjarët Shezai dhe Valentina Vrenozi shprehen se e kanë shumë të vështirë jetesën e përditshme. Prej 10 vitesh atyre u mungon energjia elektrike, pasi nuk kanë mundësi ta paguajnë.

"Me gjendjen e shtëpisë jam shumë dobët. Pa drita jam. Një dritë e marr nga vëllai"

Muret e saj të rrënuar , dritare të mbuluara me batanije apo edhe një çati më llamarina e cila gjatë stinës së dimrit pikon në çdo cep të saj.

Të ardhurat që i sigurojnë nga ajo pak tokë që ata kanë nuk I mjaftojnë për shpenzimet. Nga ana tjetër edhe ai pak pension që marrin dy familjarët më të vjetër Jonuz dhe Sanie në këtë shtëpi nuk mjafton.

"10 vjet në këtë banesë, çfarë bie jashtë bie brenda"

"Ku kam të ardhura. Me dy kile gjumësht, 6 mijë lekë në ditë bëhet shtëpia?"

Në dy dhomat e kësaj banese gjenden vetëm disa orendi shtëpiake të dhuruara nga bashkëfshatarët me ndihma të vogla modeste sa herë që kanë mundësi.

Përpos varfërisë, familja Vrenozi jeton me një peng të madh, për të cilin shprehen se nuk mund ta harrojnë.

Në këtë ndërtesë gati një vit më parë djali 20 vjeçar ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëvarjes. Me lot në sy familjarët tregojnë se ishin kushtet ekonomike që e kanë detyruar të vetëflijohet në këtë magazinë. Dhoma ku ai dikur flintë duket boshë ,e ndërsa ne shtratin e tij tashmë fle vëllai I tij, i vetmi kujtim që kanë familjarët është kjo foto mbi tavolinë.

"I lutemi ta na ndihmojë, të verë dorën në zemër"

Në familjen Vrenozi askush deri më sot nuk ka trokitur në derë për ti ndihmuar përveç disa ndihmave modeste të ardhura nga bashkëfshatarë të ndryshëm të cilat janë të pamjaftueshme për të bërë një jetë normale.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/fier-familja-me-5-anetare-ne-varferi-ekstreme-jeton-ne-stallen-e-bagetive

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended