Mjerim në fshatin Vërdovë, banesa ku jeton familja me pesë anëtarë rrezikon shembjen

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Këto pamje drithëruese që vijnë nga fshati Vërdovë, jo shumë larg Pogradecit, dëshmojë një realitet të dhimbshëm që shpesh herë harrohet se ekziston.

Në të tilla kushte, pesë anëtarë të familjes Xhukellari bashkëjetojnë me varfërinë e tejskajshme.

Çdo ditë e tyre është luftë për të mbijetuar, është sfidë për të siguruar ushqim.

Por jo gjithmonë ja dalin.

Kryefamiljarja, Kajaçe Xhukellari, rrëfen se janë të shumta ditët kur nuk mund të konsumojnë as bukë thatë.

Kajaçe Xhukellari: Na kanë ndihmuar të tjerët, me ushqime dhe gjëra. Asnjë të ardhur nuk kemi.

Mes pamundësisë dhe mjerimit po rriten edhe dy më të vegjlit e familjes.

Nëna e tyre është me probleme shëndetësore, ndaj barra për kujdesin i ka rënë gjyshes.

Banesa që ka shërbyer si strehë për afro 40 vite është në prag rrënimi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mjerim-ne-fshatin-verdove-banesa-ku-jeton-familja-me-pese-anetare-rrezikon-shembjen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended