"BOOM": Familja Sefa prej 28 vitesh jeton ne stallën e derrave - 28 shkurt

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në rubrikën "Shqipëria pa filtra", këtë jave stafi i emisionit "BOOM" ka udhëtuar drejt fshatit Shën e Premte të Divjakës për të takuar Afërdita Sefën nënë e 3 fëmijëve.

Fëmijët, Afërdita i ka rritur te një ambient që para viteve 90 ka qenë stallë ku mbaheshin derrat. Pamundësia ekonomike për të ndërtuar një shtëpi është shoqëruar edhe me pa aftësinë fizike pasi prej vitesh vuan nga një koleksion sëmundjesh dhe e ka shumë vështirë për të ecur.

Afërdita Sefa: Te ky vend që ka qenë stalle derrash kam rritur femijet. Jam shumë e sëmurë, pres të bëj 2 operacion, po pres që të ngrohet pak koha se shtëpia është e ftohtë.

2 vajzat janë martuar dhe jetoj me djalin, por edhe ai ka ikur në Kosove për të punuar që të lajë borxhet që kam.

Nuk marr kemp se më kanë ngatërruar mbiemrin dhe atësinë.

Unë nuk lëviz dot nëpër zyra.

Për të mbijetuar, familjen e Afërditës e kanë ndihmuar fqinjët.

"Afërditën e ndihmon e gjithë lagjja. Ajo nuk punon nuk ecën dot dhe ne i sjellim çfarë gatuajmë në shtëpi.

Edhe djali 19 vjeç, ka shkuar ne Kosove për të punuar që të laje borxhet".

Edhe BOOM i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë këtë nënë për të dalë nga varfëria ku është zhytur prej vitesh.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/boom-familja-sefa-prej-28-vitesh-jeton-ne-stallen-e-derrave-apeli-me-ndihmoni-skam-pare-nje-dite-te-bardhe

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended