RTV Ora - Pamje nga aksidenti ku u shua familja me katër anëtarë

  • 5 years ago
#rtvora

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.

Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Sipas policisë si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 anëtarë të familjes Bibaj, nëna, babi dhe 2 fëmijët: V. Bibaj, B.Bibaj, F. Bibaj dhe Xh. Bibaj.

Ndërsa drejtuesi i mjetit A. Alla ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

?Mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor?,- njofton policia.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se familjarët kanë qenë duke u kthyer nga Elbasani ku kishin festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave të familjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-rrugen-tirane-elbasan-shuhet-familja


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended