RTV Ora - Xhaçka nderon me medalje Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA

  • 5 years ago
#rtvora

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vlerësuar kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Teksa nënvizoi investimin në reformën në drejtësi Xhaçka nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë. Ministrja nënvizoi kontributin e SHBA në reformën në drejtësi.

Xhaçka: Sot, kur falë mbështetjes së vendosur e të pakursyer të partnerëve tanë amerikanë, Shqipëria po hyn në fazën më jetike të zbatimit të reformës në drejtësi, është fare e qartë për çdo qytetar shqiptar sesa e rëndësishme është kjo mbështetje dhe çfarë roli vendimtar kanë luajtur e vazhdojnë të luajnë Shtetet e Bashkuara në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për të ndërtuar një shtet e një shoqëri evropiane, të bazuar tek sundimi i ligjit dhe vlerat e parimet e demokracisë.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Leyla Moses - Ones përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj për bashkëndarjen e barrës për NATO-n.

Leyla Moses - Ones: Shtetet e Bashkuara mbështesin Forcat e Armatosura shqiptare sepse kanë treguar pafundësisht ndër vite, se janë të gatshme, të përgatitura dhe të afta të luftojnë krah për krah me trupat amerikane dhe të NATO-s, kudo në çdo kohë dhe në çfarëdo kushtesh. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimet samitit të Wellsit dhe vazhdon të ris shpenzimet për mbrojtjen kombëtare drejt qëllimit të 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto?, u shpreh e ngarkuara me punë e SHBA.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhacka-nderon-me-medalje-zyren-e-atasheut-ushtarak-te-shba

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended