Ora News -Xhaçka: Trajtimi mjekësor i personelit ushtarak në Turqi do të vazhdojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajnimet ushtarake, arsimimi i përbashkët dhe forcimi i kapaciteteve ka qenë në fokus të takimit që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar me homologun turk Nurettin Canikli. Pas takimit Xhaçka vlerësoi klimën e mirë të bisedimeve dhe shprehur domosdoshmërinë e vijimit të trajnimit ushtarak për të plotësuar të gjitha nevojat shëndetësore mjekësore që nuk përmbushen në Tiranë.

Xhaçka: Diskutuam lidhur me bashkëpunimin aktual ushtarak për trajnim, arsimimin e përbashkët. U dakordësuam për mundësitë e shumta, të cilat do eksplorojmë dhe mora mbështetjen maksimale nga kolegu im Canikli për plotësimin e çdo kërkese nga Shqipëria. Edhe për modernizimin e FA gjeta mbështetjen maksimale për çdo projekt, i cili do të gjykohet i nevojshëm për t?u zhvillua . Me homologun turk pata veçse dakordësi për të zhvilluar kapacitet ushtarake. Trajtimi mjekësor i personelit ushtarak në Turqi do të vazhdojë dhe do të shtohet për të plotësuar të gjitha nevojat shëndetësore mjekësore, të cilat nuk i përmbushim dot në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhacka-trajtimi-mjekesor-i-personelit-ushtarak-ne-turqi-do-te-vazhdoje

Recommended