RTV Ora - Xhaçka në Gjermani: Reformimi i drejtësisë ka frikësuar aktorë antireformistë

  • 5 years ago
#rtvora
Situata aktuale politike në Shqipëri ka qenë edhe në qendër të diskutimeve mes Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe homologes së saj gjermane Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Berlin.

?Diskutuam edhe për situatën politike në Shqipëri, e cila vjen në një moment jo shumë të përshtatshëm, në prag të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, por në fund të fundit kjo vjen si pasojë e përpjekjeve tona për të modernizuar vendin duke ndërmarrë reforma të vështira, të tilla si reformimi i sistemit të drejtësisë që ka bërë bashkë shumë aktorë antireformistë të cilët kanë arsye për të qenë të frikësuar nga një sistem drejtësie i pavarur?, tha Xhaçka.

Xhaçka dhe Ursula von der Leyen u ndalën gjerësisht tek proceset integruese të vendit drejt familjes evropiane dhe mbi votën e pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë.

Zonja Xhaçka informoi ministren gjermane për rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin në tërësi.

?Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropianizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës", u shpreh pas takimit ministrja e Mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka shprehu bindjen e plotë se Shqipëria, falë edhe mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve të saj sikurse është Gjermania, do të ecë përpara drejt procesit të integrimit.

?Unë besoj se Shqipëria ka bërë shumë përpara falë punës, përpjekjes, reformave në interes të vendit dhe të shqiptarëve, por edhe falë mbështetjes së miqve tanë, aleatëve si Gjermania. Jam e bindur që me ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre do të arrijmë të ecim përpara në procesin e integrimit në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe të rajonit dhe do t?ia dalim t?u njohim shqiptarëve gjithë sa meritojnë dhe sa kanë bërë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane", tha ministrja Xhaçka.

Ministrja Xhaçka falenderoi homologen Ursula von der Leyen për mbështetjen që qeveria gjermane dhe ajo personalisht i kanë dhënë Shqipërisë, ndërsa vlerësoi rolin e veçantë që Gjermania luan si garante e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhacka-ne-gjermani-reformimi-i-drejtesise-ka-frikesuar-aktore-antireformiste
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended