RTV Ora - Lulzim Basha në Prokurori: Dosja ime u përgatit në zyrën e Edi Ramës
  • 5 years ago
#rtvora
PërKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në Prokurori për tu marrë në pyetje në lidhje me lobimin për pagesat e bëra për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim për median pasi doli nga prokuroria Basha tha se dosja e tij ishte montuar në zyrat e Edi Ramës.

Edi Rama: "U njoha me akuzën që nuk është akuzë. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë. Nuk ka asnjë transaksion për pastrim parash nuk ka asnjë rus të vetëm. Është akuzë me qëllim që të shpërqëndrojë ju nga skandalet që kanë plasur nga BILD dhe skandalet që do të plasin nesër nga BILD ku e ka katandisur Edi Rama. Dosjen u thashë të ma vinin në dispozicion sot se nuk e kanë gati. Është dosje e montuar në zyrën e Edi Ramës"

Ristani u mor i pandehur

Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës mori të pandehur edhe ish sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani për akuzën 'pastrim parash" dhe "falsifikim dokumentesh"

Për gati një orë ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së dha deklaratën e tij në prokurori, mesditën e djeshme (18 qershor) , lidhur me hetimet e nisura për lobimin e PD-së në SHBA.

Vetë Ristani pasi doli nga prokuroria e quajti akuzën të nxitur dhe organizuar politikisht.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lulzim-basha-paraqitet-ne-prokurori
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended