Report TV -Evazioni me bietat false për t'iu shmangur tatimeve, gjykata liron 'bosët' e autobusëve,

  • 5 years ago
TIRANE-Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave të urbanëve. Konkretisht në burg mbeti Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Detyrim paraqitje u lanë Erisa Vora dhe Albana Vrapi.

Ndërkohë biznesmeni Ferdinand Ibrahimi ka folur duke mohuar dijeninë për biletat e falsifikuara. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se biznesmeni është shprehur se biletat që janë gjetur kanë qenë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.


"Nuk kam dijeni për biletat e falsifikuara. Biletat e gjetura në makinë kanë qenë të vjetra e që nuk ishin në përdorim" mësohet se është shprehur ai. Por përgjimet që Shqiptarja.com publikoi sot e nxjerrin blof, pasi ai është kapur në bisedat telefonike duke i kërkuar djalit të tij që ti digjte dokumentet. Biseda shërbeu si indicie kryesore për të rënë në gjurmët e stokut me 150 mijë biletave të falsifikuara.

Kjo bisedë është bërë pikërisht në momentin kur policia kishte rrethuar shtëpinë e Ferdinand Ibrahimit, duke i kërkuar këtij të fundit të shkonte me ta në polici. Por biseda është përgjuar dhe më pas policia ka ndaluar djalin e Ferdinandit, Anastasin, duke i kapur në makinën luksoze një valixhe blu të mbushur plot me bileta false, ndërsa aktiviteti kriminal llogaritet që i ka shkaktuar një dëm shtetit prej 1 mld lekësh.

Recommended