Ora News - Gjykata rrëzon policinë, liron tre punonjësit e Zonave të Mbrojtura në Shkodër

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar policinë dhe ka liruar tre punonjësit e zonave të Mbrojtura të arrestuar në lidhje me pushtimin e tokës. Ndërkohë pretendimet e policisë i rrëzoi edhe vetë Agjensia, e cila tha se ata nuk mund të akuzohen për një vepër të vitit 2001, në kohën kur janë ngritur si strukturë në 2015.

Gjykata e Shkodrës ka liruar tre punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, të arrestuar nga policia në kuadër të operacionit ?Bregdet i Pastër?.

Refik Zagani, Vesel Tusha dhe Palë Keçi u lanë të lirë, pasi gjyqtarja Arta Llazari vendosi hetim në gjendje të lirë.

Për rastin në fjalë nuk vonoi të vije edhe reagimi i vetë ADZM, që arrestimin e punonjësve të saj e quan absurd, për sa kohë që ndërtimet për të cilat janë hedhur akuzat i përkasin vitit 2001, ndërsa vetë ky institucion është krijuar në 2015.

Martini sqaron se administrata ka marrëveshje qoftë me policinë, Inspektoriatin e Mjedisit apo edhe institucione të tjera për monitorime të përbashkëta dhe përgjegjesitë janë të ndara.

Njëri nga punonjësit e ndaluar si pjestar i ADZM, shtetasi Pal Keçi ka prej 6 muajsh që ka dalë në pension, ndërsa punonjësi tjeter mbulon sektorin e pyjeve, i ngarkuar nga ministria për proçesin e inventarizimit.

Sipas Policisë, tre punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, u arrestuan pas kontrolleve në Velipojë ku konstatuar një sërë shkeljesh si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjetë dhe me shtylla betoni.

Sipas policisë këta punonjës të AdZM kanë patur për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit apo degradimit të natyrës, të pyjeve, të tokës pyjore dhe cënimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara në mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lirohen-3-punonjesit-e-administrates-ne-shkoder-u-arrestuan-germime-dhe-shpyllezime-toke

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended