Ora News - Borchardt: Prerja e paligjshme e pyjeve dhe dëmtimi i zonave të mbrojtura, krim!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krimi Mjedisor është një ndër çështjet më problematike në të gjithë botën për dëmet që shkakton në shëndetin e qytetarëve.

Të premten u mbajt Konferenca Kombëtare për Krimin Mjedisor, që mblodhi bashkë kryetarin e prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadorin Bernd Borchardt si dhe përfaqësues të qeverisë.

Borchardt: Ne e dimë se vendi është ende i prekur nga prerja e paligjshme e pyjeve dhe dëmtimi i zonave të mbrojtura, si dhe nga hedhja e paligjshme e mbeturinave që shkakton ndotje të rëndë të tokës edhe të ujit. Krimi mjedisor është shpeshherë i mirëorganizuar dhe i sofistikuar dhe lufta ndaj tij kërkon burime të mjaftueshme, bashkëpunim institucional dhe ndryshime legjislative, përfshirë ndryshime në kodin penal.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se është kritik me punën e tij dhe të institucionit që drejton duke theksuar nevojën për ndërhyrje në Kodin Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/borchardt-prerja-e-paligjshme-e-pyjeve-dhe-demtimi-i-zonave-te-mbrojtura-krim