Ripercaktim zonave te mbrojtura

  • 5 years ago
Kufijtë e zonave të mbrojtura do të rishikohen. teksa mori pjesë në festën lokale të organiuar në parkun kombetar ?Shebenikë-Jabllanicë?, ministri i Mjedisit dhe i Turizmit Blendi Klosi, tha se kjo nismë do të nxisë edhe më shumë zhvillimin e turizmit.

Blendi Klosi, Ministër i Mjedisit dhe i Turizmit: Në kuadër të politikave të MTM viti 2019 do të shënojë një projekt goxha ambicioz përsa i përket zonave të mbrojtura, ne do të ridimensionojmë kufijtë e zonave të mbrojtura për t?iu dhënë atyre vlerë, çfarë do të thotë zonë e mbrojtur, cilat janë vlerat që ka dhe që duhen njohur edhe nga të tjerët .

Sipas shifrave zyrtare parku i ?Shebenikë-Jabllanicës? është nga me të vizituarit në Shqipëri.

Blendi Klosi: 28 mijë kanë qenë vitin e kaluar, duhet ta shtojmë shumë më shumë këtë numër, jemi shumë afër Tiranës dhe nuk kemi pse të mos jemi një paketë e vërtetë duke shfrytëzuar të gjitha pasuritë natyrore të kësaj zone.

300 festa lokale po organizohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në të gjithë vendin me qëllim promovimin e zonave turistik.

Tv Klan

Recommended