Gjykata e Katanias liron Nezar Seitin

  • 6 years ago
Nezar Seiti një nga njerëzit kryesore të grupit të Habilajve ka lenë qelinë e burgut. Gjykata e Katanias vendosi të mërkurën t?ia ndryshoje masën e sigurisë 42- vjeçarit, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ndryshimi i masës u konfirmua për Televizioni Klan nga avokati i tij, Detar Hysi.

Por është e paqartë deri tani se çfarë ka ndryshuar në pozitën procedurale të Seitit që gjykata ndryshoi masën e sigurisë.

Nazer Seiti u arrestua në Tetor të vitit te kaluar në Babicë të Vlorës, gjatë një aksioni antidroge, të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku u sekuestruan 4 ton kanabis, së bashku me Armando Koçerin.

Por pas 3 muaj qëndrimi në qeli në Shqipëri u ekstradua drejt Italisë në Janar të vitit 2018.

Autoritetet italiane kishin lëshuar një urdhër-arresti për të si pjesë e grupit të ?Habiljave?, 7 prej të cilëve u vunë në pranga në Katania.

Largimi i tij drejt vendit fqinj prodhoi debat të madh politik, pasi opozita e akuzoi mazhorancën se e ekstradoi Seitit për të mbyllur dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është gjithashtu nën hetim ne Shqipëri, si pjesë e grupit të narkotrafikut, te drejtuar nga vëllezërit Moisi e Florian Habilaj.

Recommended