E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (30 qershor 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-40-sezoni-11/

Në seancën e sotme të ndërmjetësimit në ?Shihemi në Gjyq? në programin ?E Diela Shqiptare?, ishin nënë e bir, Valbona dhe djali i saj, Egli. Konflikti mes tyre kishte lindur pas vdekjes së vajzës 23-vjeçare Lediona, pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Pogradecit. Vajza ishte ankuar për dhimbje barku dhe pas analizave që i ishin bërë në spital ishte diagnostikuar me apandesit akut.

Sipas deklaratës së nënës së të ndjerës Valbona, e cila kishte qëndruar pranë vajzës në spital, mjekët kishin deklaruar se operacioni kishte shkuar mirë. Siç dëshmon Valbona vajza pas daljes së narkozës kishte qenë e ndërgjegjshme dhe kishte kërkuar vëllain dhe të atin, por më pas kishte filluar të lëvizte shumë dhe pak minuta më vonë kishte ndërruar jetë.

?Vajzën e kam çuar bashkë me djalin në spital. Si zakonisht u ngritëm në mëngjes dhe vajza më tha që ndjente një dhimbje tek barku. E çova në tualet dhe s?po e ngrija dot më, erdhi edhe djali dhe të dy e kthyem në shtrat. Nuk ishte hera e parë që e zinte ajo dhimbje, e kishim çuar edhe në urgjencë më parë. Me aq informacion sa kisha, i vura një gjë të ftohtë tek barku, aq kisha dëgjuar. Nuk i pushoi dhimbja. I thash djalit ta çonim në spital me makinën e punës së pronarit të djalit, e çuam dhe djalit i thash ik në punë se qëndroj vetë në spital. Nuk e dija që po e çoja me duart e mia drejt vdekjes. Aty u përballëm me ndërrimin e turneve sepse ishte mëngjes. I treguam shqetësimet që kishte vajza. I bënë dy qetësues. Me thanë që duhej të bënte analiza, i bëri, bëri edhe eko. Më është thënë që ishte një krizë apandesiti. Hyri me këmbët e veta në operacion. Fjalët e doktorit ishin: ?Gjendja është e avancuar dhe vajza duhet të hyj në operacion për apandesit?. I thash vajzës bëhu e fortë sepse edhe unë e kisha bërë këtë gjë. Kaq pashë. Prita, por nuk e mora djalin në telefon sepse thashë të mbarojë operacioni. Qaja ndërkohë që prisja, isha e këputur. Doli infermierja më tha që operacioni doli me sukses. Doli vajza nga operacioni, nuk kishte ndonjë shqetësim. Mjekët ishin aty. U përmend, tha emrin e saj. Filloi të lëvizte shumë dhe më tha: ?Fryji plagës?. Më pyeti ku është babi dhe a po vjen vëllai. Në orën 11 vajza ndërroi jetë. Ishte 23 vjeç?, tregoi Valbona.

Por përveç historisë së dhimbshme dhe humbjes së vajzës në familjen e tyre kanë nisur konfliktet nënë e bir për shkak se Egli kërkon të merret vetë me çështjen që sipas mjekëve ligjorë të thirrur nga Prokuroria, shkaku i vdekjes ka qenë fotoksina.

Valbona: Përveç historisë së dhimbshme unë kam debat prej një viti me djalin, me të cilin nuk po gjejmë dot gjuhën e përbashkët. Ku nuk kam trokitur për të marrë një të drejtë. Askush nuk ma hapi derën.

Egli: Përse më ke thirrur mua këtu?

Valbona: Do ta dëgjosh edhe ti përse të kam thirrur. Të kam thirrur për të të mbrojtur, jo për të të dënuar.

Egli: Përse të më...