E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (24 mars 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-26-sezoni-11/

Vetëm 8 muaj kanë kaluar nga një ngjarje që tronditi jo vetëm Peshkopinë, por mbarë opinionin publik. Më 7 Qershor të 2018-s, i kthyer vetëm një ditë më herët në Shqipëri, Qemal Sela ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij, Zeqimete dhe Flamur Sela. Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin e llixhave të familjes Sela, që shërbente jo vetëm si biznes i familjes, por edhe si shtëpi për ta. Sëbashku me viktimat, në këtë hotel banonte edhe djali tjetër i tyre, Floriani me bashkëshorten e tij Myzafere, të cilët kanë dy fëmijë.

Pikërisht kjo e fundit ndodhej sot këtë të diel në rubrikën ?Shihemi në gjyq?. Përtej problemeve që do të pasonin nga kjo tragjedi e dyfishtë, Myzaferja rrëfeu në studion e ?E Diela Shqiptare? se djali i ekzekutoi dy prindërit e tij në sytë e saj.

?Në Qershor të 2018-s humba prindërit e bashkëshortit nga kunati. M?i vrau në sy. Kam pasur edhe vajzën edhe burrin prezentë. Kemi një godinë 5 katëshe, që punonim aty, si në kurbet. Aty mbanim fëmijët me bukë, me një sakrificë të madhe punonim. Jetonim të gjithë bashkë, derisa na ndodhi ajo fatkeqësi. Kunati rrinte në Angli, kishte 6 vjet që kishte ikur për një jetë më të mirë, për të na ndihmuar. Më pas në 2018-n, në Qershor, kur ndodhi ngjarja, vjen nga Anglia i deportuar. Ishte pa dokumente. Kishte kaluar gjendje depresioni në Angli, që ne nuk e dinim. Vjen në shtëpi, kishte qenë i sëmurë.?

Çobani tregon se vetë 25-vjeçarja ka shpëtuar për mrekulli, sepse në momentin kur djali i drejtoi armën nënës së tij, pranë saj ndodhej edhe Myzaferja, të cilën ai e shtyu tutje, duke mos dashur që ta vriste.

?Ka qenë fat i madh që keni shpëtuar. Sepse ai ka qenë ngjitur me armë në dorë, në momentin që ka vrarë prindërit dhe juve ju ka shtyrë në fakt. E ka bërë me ndërgjegje shtyrjen tuaj dhe ka vrarë vetëm prindërit. Ka qenë një habi e madhe?, tha Çobani.

Motivi i vrasjes, ashtu si në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, edhe sot mbetet mister. Juristja Çobani solli edhe versionin e ngjarjes, të treguar nga Myzaferja.

?Arsyet e kësaj vrasjeje nuk dihen nga askush. Fakti që ai ka ardhur në një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga Anglia, ka bërë që pikërisht që ditën e nesërme të mbërritjes, ka kërkuar të hyjë diku në një magazinë të hotelit 5 katësh, ku dikur aty brenda ishte një armë. Këtë armë e kishin harruar edhe vetë familjarët, sepse e kishin lënë në këtë magazinë dhe nuk ishte kujtuar njeri. Ky djalë e mbante mend këtë armë...