E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (10 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-24-sezoni-11/

Luljeta dhe Polikseni janë dy motra mes të cilave ka një konflikt shumë të madh. Shkak është bërë një pronë e hallës së tyre, që pretendohet nga të dyja. Ligjërisht, prona në fjalë është e mbesës së burrit të hallës. Bëhet fjalë për një histori të nisur vite më parë, ku duket se pasuria e bashkëshortëve Pandora dhe Spiro Kika, të cilët nuk jetojnë më, përfshiu disa persona dhe mbi të gjitha u bë shkak edhe për problemet në marrëdhënien mes motrave. Si qëndron e vërteta dhe a do të mund të lenë mënjanë ndasitë dy motrat që këtë të diel ishin pjesë e rubrikës ?Shihemi në Gjyq??

?Bëhet fjalë për një banesë në zonën e ish-Bllokut, tek Libri Universitar. Aty ndodhej halla ime me bashkëshortin. Nuk kishin fëmijë dhe gjatë gjithë kohës na kanë pasur ne mbështetje. Familja vendosi Poliksenin për t?i mbajtur hallën me burrin, por Polikseni i braktisi. I mbajti një farë kohe dhe iku. Ne i thamë motër shërbeji sepse ti ke pak mundësi më shumë. Unë nuk e di sesi ajo e ka bërë këtë gjë dhe i ka braktisur?, tregon Luljeta.

Ajo shpjegon se familja kishte vendosur gjithashtu se pronën e hallës do ta ndanin në mënyrë të barabartë. Por Polikseni thotë se kjo nuk ka për të ndodhur, sepse e meriton ajo që është kujdesur për ta.

?Unë nuk i kam braktisur, përkundrazi u kam ndenjur afër, sepse ishin dy pleq??

Polikseni thotë se në këtë histori është futur edhe një person i tretë, që është mbesa e burrit të hallës. Por Luljeta e akuzon motrën e saj Polikseni se e ka lënë hallën në kushte shumë të vështira, deri në fund të jetës. Dhe nuk e ka njoftuar asnjë prej motrave që t?u shkonin në ndihmë.

Luljeta tregon se përpara se halla të vdiste i la pasurinë në testament, të cilin e tregon në studio. Por Polikseni thotë se të njëjtën gjë e posedon edhe ajo.

Por kush është ky personi i tretë në gjithë këtë histori?

?Është futur në këtë mes për të bërë një sherr dhe unë këtyre të shtëpisë time nuk u kam treguar që të mos bëhej sherr. Sepse kur isha në Tiranë me hallën dhe motrën që më ka vdekur, ajo na ka futur dru. Na ka treguar burri i saj thikën. Dhe i ka thënë motrës së madhe që më ka vdekur, që ta dijë dhe zoti Ardit, do të të përdhunoj?, tregon Polikseni, duke iu referuar mbesës së bashkëshortit të hallës...