E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (19 maj 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Në 2011-n, Klarenc Lelaj humbi dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 4 vjeç, si pasojë e një shkarkese elektrike në banesën ku ata ndodheshin, në Vlorë. Për këtë fatkeqësi, familja e Klarencit ka përfituar një shpërblim për të cilin pretendon se ia ka marrë avokati dhe njëra prej motrave, Mimoza, të cilën këtë të diel e kishte sjellë në një seancë ndërmjetësimi në ?Shihemi në gjyq?.

Humbja e dy fëmijëve të mitur për familjen Lelaj ishte një tragjedi e cila nuk ka fjalë për t?u përshkruar. Në gjendje tejet të rënduar psikologjike dhe në vështirësi të mëdha ekonomike, pak muaj pas vdekjes së të vegjëlve, zoti Lelaj tregon se atyre iu afrua një avokat. Adrian Dauti u tha se u takonte dëmshpërblim dhe i siguroi që do të merrej ai me të gjitha.

Zoti Lelaj thotë se avokati u kërkoi që të firmosnin nëpër letra të bardha dhe me mirëbesim, firmosën. Për ngjarjen e rëndë u bënë disa gjyqe, të cilat familja Lelaj i fitoi. Nga këto gjyqe, kjo familje u dëmshpërblye në total me mbi 1 miliardë lekë. Ndonëse sipas ligjit dëmshpërblimi i takonte vetëm familjes, pra bashkëshortëve që humbën fëmijët dhe fëmijëve të tjerë të tyre, gjyqe bënë dhe fituan edhe tezet, hallat dhe gjyshërit. Sot, bashkëshortët Lelaj thonë se kanë marrë vetëm 60 milionë lekë të vjetra, ndërsa Mimoza, motra e Klarencit e cila nga gjyqi i fituar përfitonte 50 milionë lekë, thotë se ka marrë vetëm 4 milionë.

?Motra ime, sipas fjalëve të Adrian Dautit, ish-avokati përfaqësues ligjor në dëmshpërblimin kundër kompanisë CEZ, ka përfituar 50 milionë lekë. Motra thotë unë nuk kam marrë fare, lekët e tua i ka marrë ai i të gjitha?, thotë në studio Klarenc Lelaj. Vetë Mimoza pranon se nga avokati ka marrë 4 milionë lekë të vjetra, por jo 50 milionë sa pretendon vëllai i saj.

Mimoza: Unë të kam vëlla, vëllai nuk hidhet poshtë.

Klarenc Lelaj: Çfarë vëllai, po ti ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur moj. Zonja Eni, avokati më ka thënë se i kam ndarë paratë me motrën tënde.

Mimoza: Të njëjtën gjë më ka thënë edhe mua. Lekët e tua i ka marrë avokati dhe ai na ka përplasur të dyve Zonja Eni. Kemi dy vjet që nuk flasim.

Klarenc Lelaj: Nuk je motra ime moj?

Të rënduar psikologjikisht, bashkëshortët Lelaj ia besuan të gjitha proceset gjyqësore avokatit. Ky i fundit mori edhe firmat e dy vajzave të tjera të Klarencit, të cilat vijnë nga një martesë tjetër dhe jetojnë në Itali. Njëra prej tyre, Ada, e cila ndodhej në studio tregoi se në kohën kur ndodhi fatkeqësia kishte qenë ajo dhe motra e saj që iu ishin gjendur pranë të atit dhe bashkëshortes së tij, askush tjetër. Por ajo thotë se situata ndryshoi kur të afërmit e tyre morën vesh për dëmshpërblimin?

?Babi im nuk kishte as lekë për të ngrënë bukë. Unë me motrën time që jetojmë në Itali, i kemi dalë përballë për çdo gjë. Nuk ishte as halla, as xhaxhai, as gjyshi, asnjë njeri. Pastaj kur e morën vesh këta njerëz që për vdekjen e këtyre dy fëmijëve mund të ishte një shpërblim i madh...