E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (31 mars 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-27-sezoni-11/

Dy vëllezër prej vitesh janë në një konflikt për pronat e tyre. Medi dhe Eglantin (Altini) vijnë sot në seancën e ndërmjetësimit ?Shihemi në gjyq? , në Tv Klan për të sqaruar konfliktin e lindur mes tyre. Për çfarë e akuzon Altini Mediun dhe a do të munden ata ta sqarojnë çështjen e tyre?

Mediu nga Patosi, tha se konflikti i tyre familjar ka 1 vit që ka filluar qëkur ai nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Fierit, por vëllai i tij, Altini e hodhi poshtë këtë duke thënë se kanë më shumë vite.

?Konflikti vazhdoi kur unë humba seancën gjyqësore në Fier, aty e quaj fillimin e konfliktit brenda vëllazërisë, sepse më parë nuk kemi bërë debate?.

Por, Altini shpjegoi se debati është për një borxh dhe Mediu e kishte hapur gjyqin, pa ditur ai asnjë gjë.

?Mediu ka humbur gjyqin dhe unë kam humbur pasurinë, kam hyrë tek vëllai një borxh të padeklaruar. Në fakt kemi një debat me një palë të tretë, punë pasurie toke, pas 30 vitesh. Unë e kam marrë vesh, pasi është hapur një proces gjyqësor për këtë tokë, se nuk kam ditur asnjë gjë. Prona është familjare dhe besoj se me takon të njoftohem. Është pasuri e të gjithë fëmijëve. Unë e mora vesh pas 2 javësh si Mediu ka humbur gjyqin dhe më tha, se sa kanë shkuar shpenzimet?.

Mediu, deklaroi se pronari i tokës është motra e tyre, por edhe këtu Altini e kundërshtoi, pasi tha se toka është marrë me ligjin 7501 dhe toka është e të gjithë fëmijëve.

?Nuk është pronarë motra, toka është marrë më ligjin 7501. Mua më kanë thirrur për rrëmbim tokë, sikur ja kam marrë tokën me dhunë në vitin 1997, por nuk është e vërtetë dhe nuk i kam marë asnjë pjesë toke, sepse po ta kisha marrë do e merrja të gjithën?.

Juristja, Eni Çobani, tha se shqetësimi i Altinit është pse nuk e ka njoftuar vëllai (Mediu) lidhur me gjyqin.

I pyetur nga avokatja, Eni Çobani, se kush i ka thirrur në proces gjyqësor dhe kush pretendon se ja kanë zaptuar tokën, Mediu tha, ?Në Prokurori dhe në Gjykatë na ka thirrur një qytetar që është ngjitur me fshatin tonë dhe jeton në komunem e Portzës. Artan Hoxha ka ardhur në komunën e Portzës në vitin 1992 dhe kërkon tokën. Hoxha, me një vendim komisioni ka fituar tokën?.

Zonja, Eni Çobani, lidhur me dosjen që disponon, tha se, ka bërë një studim dhe rezulton se, Roza Kurteshi ka lënë prokurë që ta ndjekin vëllezërit e tij. Shtetasi Artan Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me padi dhe të paditur zotin Medi të lirojë dhe ti dorëzojë sipërfaqen e tokës dhe detyrimin për shpërblim për përdorimin e sendit.

Mediu, tregoi se gjyqi ka filluar në 2016-ën dhe prona është në emër të Rozës (motra), dhe në fshatin e tyre të gjithë ata që kanë AMTP, ne emrin e tyre, kanë qenë burrë e grua në fermë dhe kanë marrë të gjithë AMTP.

Ndërsa, Altini shpjegoi se Roza është si kryefamiljare dhe ka marrë 10 mijë m2 tokë dhe babai ka 2 mijë m2, dhe një vë...