E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (09 qershor 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

KRonikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-37-sezoni-11/

Qemal dhe Afrim Bushi janë paraqitur këtë të diel në ?Shihemi në Gjyq? tek ?E Diela Shqiptare? për shkak të një konflikti të ashpër që kanë për tokën në një fshat të Durrësit.

Kjo është java e tretë që në këtë rubrikë shfaqet Qemal Bushi, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në 7 vite transmetim të këtij emisioni.

Ardit Gjebrea: Kemi bërë dy seanca. Në seancën e parë ishte Qemali bashkë me bashkëshorten Anilën që e kemi këtu. E gjitha ajo që ka ndodhur është se Anila akuzonte Qemalin se ?ti nuk ke bërë asgjë, ke qenë gjithë këto vite në emigrim dhe gjithë këto probleme të kësaj toke, të cilat ne po i dëgjojmë dhe janë shumë të mëdha, i kam përballuar unë?. Në fund fare, me ndërmjetësim, ne mundësuam që dy bashkëshortët të bëheshin bashkë dhe ta zgjidhnin këtë problem. Një javë më parë erdhi zoti Shefqet, i cili kërkonte me ngulm që t?i kërkohej ndjesë sepse në seancën e parë u tha që ai ka marrë para për këtë kontratë. Ai u fye, sepse ne këtu dëgjuam nga Qemali se ai ka marrë para. Nuk ka marrë para. Por çfarë ka ndodhur për ju që nuk e dini? 6 vite pasi Shefqet Zeka ka marrë vesh se kjo tokë i takon Qemalit, siç edhe e bëri publike, dhe që unë nuk po e dëgjoj nga Afrimi, se njeriu i cili di, është brenda kësaj shitje dhe blerje, me dokumente të rregullta dhe me gjithçka, thotë që toka i takon Qemalit. Për 6 vite nuk ka bërë asnjë lëvizje, që gjërat të shkojnë në vend. E vërtetoi me mirësjellje edhe vëllai i tij nga Amerika, Ferdinandi. Unë pyes zotin Afrim, për çfarë keni ardhur ju sot këtu, kur Shefqeti dhe Ferdinanti thonë se kjo tokë i takon Qemalit. Ju sot keni ardhur që të vini gjë në vend apo të ziheni me njëri-tjetrin?

Afrim Bushi: Po mirë, si i takon Qemalit sipas tyre?

Ardit Gjebrea: Qemali këtë po na thotë, edhe Shefqeti që ishte këtu.

Afrim Buhi: Sot ta mbajë mend mirë, se unë pronën time e kam 1.80, ajo është prona ime që do e marr tek varri, edhe skam më. Se pse i lëviz të gjithë llafet e dajës, se i lëviz llafet e vëllezërve të mendohet mirë një herë e përgjithmonë. Se i kemi besuar deri në pikën e fundit...