Rama: Presidenti Meta nxiti dhunën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë një takimi me banorët e njësisë Administrative nr 6 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Presidentin Ilir Meta për heshtjen e tij lidhur me dhunën e ndodhur në disa qytete, edhe pse sipas tij, ishte veprimi i Metës ai qe nxiti kete situatë."Meta është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë të gabuara, nuk kemi se cfarë i bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën dhe gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës dhe ishte fatale për të. Ai është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet"Kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek situata e një ditë më parë në Shkodër duke deklaruar se asnjehere nuk ka ndodhur ne gjithe këto vite që PD dhe PS të përplasen mes tyre neper mitingje."Nuk ka ndodhur asnjëherë që PD-ja dhe PS-ja të përplasen, gjithmonë mitingu i fundit negociohej dhe asnjëherë nuk kishte përplasje. Kjo histori që i bën thirrje popullit që kryeministri të mos futet në qytet, kjo është si enversitët në 1990. Ajo Voltana Ademi është mbretëresha e pisllëkut. ".
Recommended