Rama: Marrëveshja e detit me Greqinë kalon nga Meta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Vlora, aty ku foli dje edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama sqaroi edhe një herë tjetër se nuk ka marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit.Duke folur për mediat, Rama theksoi se në momentin kur kjo marrëveshje të finalizohet, ajo më parë do të kalojë në duart e presidentit. Më pas, është në dorën e tij të vendosë për të.?Negociatat me Greqinë u ndërprenë që pas ndryshimit të qeverisë në Greqi. Nuk ka asnjë marrëveshje me palën greke. Deklarata e ministrit grek nuk ka lidhje fare me Shqipërinë por me konceptin për t?u shtrirë me 12 milje aty ku i lejohet. Kjo është kthyer në karrem për të peshkuar. Kjo është kthyer në histori qesharake. Nuk ka si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka letra dhe procedura. Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk.?Një ditë më parë, kreu i shtetit Meta përsëriti se për çështjen e detit do të zbatojë detyrën e tij kushtetuese. Ai apeloi që të bëhet kujdes me deklaratat që thuhen në publik sepse mund të përdoren në dëm të Shqipërisë.

Recommended