Nga Tropoja Presidenti Meta falenderon Berishën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga Tropoja ku zhvilloi një vizitë Presidenti Ilir Meta nuk harroi te falenderojë Sali Berishën, për vendosmërinë e tij për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Jam sot këtu për t?u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ?Lëvizjes Studentore?. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja. Ashtu sikurse nuk duhet të harrojmë se pa vendimmarrjen dhe vendosmërinë e Sali Berishës edhe sot, Rruga e Kombit nga Tirana në Prishtinë mund të mos ishte bërë dhe shqiptarët do të vazhdonin të udhëtonin drejt njëri-tjetrit përmes Maqedonisë. Kreu i shteti ishte ne Tropojë ku përuroi një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit. Ne te do të strehohen 15 familje te komunitetit rom te cilat jetonin ne kushte te vështira ekonomike.

Recommended