Presidenti Meta mbështet Ramën për bastet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ilir Meta zgjodhi ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë, për te dërguar një mesazh te forte ne mbështetje te nismës se qeverise për mbylljen e lojërave te fatit. Presidenti tha se zgjidhja nuk mund e jete ase te bastet e as tek aktivitetet kriminale.Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e ?aventura? të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhuar ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.Këto deklarata kreu i shtetit i beri gjate vizitës një biznes social ku janë punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës. Presidenti kërkoi me shume angazhim për te zbutur nivelin e varfërisë ne Shqipëri.
Recommended