Etilda Gjonaj: Hetoni korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkoi prokurorëve që në fokus të punës së tyre të kenë hetimin e rasteve të korrupsionit. Duke iu referuar statistikave të 2 viteve të fundit, hetimi i kësaj vepre është në ulje, ndaj në rekomandimet e qeverisë për vitin 2019 që Gjonaj i dorëzoi prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, korrupsioni renditej i pari.Gjonaj tha se edhe numri i hetimeve pasurore rezulton me ulje gjatë 2 viteve të fundit ndaj sipas saj kjo është që tjetër vepër penale që meriton vëmendje dhe listohet në rekomandimet e qeverisë.Ministrja e drejtësisë renditi si prioritet kyç të qeverisë edhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për hetime të përbashkëta.

Recommended