Stef Blok: Luftoni korrupsionin, integrimi varet nga ju - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri në detyrë në Ministrinë e Jashtme, Ditmir Bushati ka takuar të enjten homologun e tij holandez Stef Blok.Në deklaratën e përbashkët për shtyp, ministri holandez tha se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reforamve ndërsa pohoi se Holanda është e përkushtuar që t?i ofrojë ndihmë Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE.Por krahas kësaj deklarate ministri holandez njoftoi gjithashtu se zbatimi I reformave do të jetë kyç për Shqipërinë.Ai theksoi se Holanda përpara se të japë vendimin përfundimtar mbi hapjen e negociatave do të presë fillimisht raportin e progresit të bërë nga Shqipëria.Duke u ndalur tek kjo deklaratë, Blok deklaroi se negociatat nuk varen nga Holanda apo shtetet anëtare të BE por nga progresi që Shqipëria ka bërë gjatë kësaj kohe.Më tej, ministri i Jashtëm holandezë bëri të ditur se deri më tani janë bërë hapa pozitivë sa i takon zbatimit të reformës në administratë si dhe drejt zhvillimit ndërsa kërkoi që vijohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Recommended