Gjonaj-Hajdari: “Viti 2020, vendimtar për korrupsionin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2020 duket se do të jetë një vit vendimtar ku priten raste konkrete të zyrtarëve të lartë që do të ndëshkohen për korrupsion.Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me nisjen punë të strukturës antikorrupsion nis një kapitull i ri në luftën kundër këtij fenomeni.?Ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë. Viti 2020 do të jetë vendimtar për reformën në drejtësi në rezultatet që presim nga SPAK-u. Strategjia antikorrupsion ka pasur përmirësim sa i përket masave duke dhënë indikatorë dhe rezultate konkrete të matshme,? tha ministrja.Por për kryetaren e këshillit të integrimit, Rudina Hajdari, korrupsioni në Shqipëri ka njohur rritje të ndjeshme, fakt ky i cili konfirmohet edhe nga raportet ndërkombëtare.Pak kohë më parë një raporti i Bankës Botërore evidentonte se korrupsioni ne Shqipëri në pesë vitet e fundit është dyfishuar, duke ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes.

Recommended