Gjonaj akuzon KLD: Shkeli ligjin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas zbardhjes së procesverbalit të mbledhjes të datës 11.102018, vihem në dijeni se gjatë mbledhjes, në rendin e ditës është shtuar dhe një çështje e pa njoftuar më parë, lidhur me një kërkesë të gjyqtarit Gjin Gjoni ?për leje prindërore për një periudhë 2-vjeçare?.Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së, çka e bën shumicën e këtij institucioni edhe njëherë tjetër autore të një vendimmarrje haptazi të paligjshme. Nisur nga përgjegjësia ime si Ministre e Drejtësisë dhe njëkohësisht si anëtare e KLD-së, do t'i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë, si absolutisht të pavlefshëm këtë vendimmarrje të marrë në shkelje të rëndë e flagrante të ligjit. Në të kundërt, kërkesa do t?i drejtohet gjykatës për të anulluar këtë akt haptazi të paligjshëm si dhe Komisionit të Vetingut me një kërkesë publike për largimin nga gjyqësori të të gjithë atyre, që kanë ngritur dorën kundër ligjit.KLD duhet të ndalë njëherë e mirë vendimmarrjet e paligjshme e cila bie ndesh me parimet e shtetit te se drejtes, legjislacionin ne fuqi dhe interesin e qytetareve.

Recommended