'Jemi invalidë, me probleme mendore', babai i dëshpëruar: Djali im s'ka vrarë njeri

  • 5 years ago
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur të ekstradojë drejt Britanisë së Madhe shtetasin Elton Sefa, 23 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e 47 vjecarit John Woodward në 17 prill të 2018.

Arsen Çaushaj, avokati mbrojtës i 23-vjeçarit, ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi me argumentin se klienti i tij ka probleme të theksuara mendore dhe sipas tij nuk është përgjegjës për veprimet e tij. Avokati thotë se Prokuroria nuk mund të nxjerrë në proces gjyqësor nj person që ka probleme mendore.

"Unë u kam kërkuar familjarëve të tij dokumentet për gjendjen psiqike të Elton Sefës, pasi rezulton se ai rrjedh nga një familje e cila ka 4 të sëmurë psiqik ndërkohë që vetë kishte qenë me këtë mjekim. Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik. Kam kërkuar nga prokurori të më jepet një kopje e akteve. Aktet nuk më janë vënë në dispozicion. Kemi të bëjmë me një person që ka nevojë për t'u ekzaminuar. Prokuoria nuk mund të merrte asnjë vendim. Ka dyshime se personi është i sëmurë mendor. Prokuroria duhet ta çonte në një qendër stacionare ku trajtohen të sëmurët psiqik. Ne i jemi drejtuar edhe gjykatës sepse Prokuroria nuk e ka zbaruar ligjin. Gjykimi po zhvillohet ndaj një personi që nuk ka idenë për çfarë zhvillohet seanca gjyqësore. Nëse personi nuk kupton se çfarë ndodh në sallën e gjyqit unë nuk mund ta mbroj", deklaroi avokati.

Babai i 23-vjeçarit tregon ngjarjet që e kanë shoqëruar djalin e tij dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjajrjen për të cilën përflitet. Sipas Elmi Sefës djali iku në Angli me kamion por u gjet në vendin ku humbi jetën aksidentalisht një punonjës, ndërsa shpjegon se u largua nga vendi ku kishte ndodhur ngjarja nga frika sepse ishte pa letra.

"Jemi 4 veta invalidë. Nuk jemi familje vrasësish por me halle. Djali ka ardhur para një viti. Kishte ca gjëra të vogla por nuk e kam kontrolluar si duhet në spitale. E kam shtruar në spitalin në Tiranë. Në bazë të akuzave ai akuzohet për një aksident ku është rrëzuar dikush atje në punë. Ai ka ik se ka qenë pa letra.Ai ka ik në Angli si gjithë shqiptarët e tjerë. Kur erdhi në shtëpi ai ishte jashtë kontrollit. Psikiatrja tha se duhet shtruar se nuk i bën gjë mjekimi", shprehet babai.

Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor, ndërsa familja dhe mbrojtësi do vazhdojnë betejën ligjore për të anulluar vendimin e ekstradimit drejt Anglisë.

Recommended