Po ikte në varreza te djali i vrarë/ Mbytet në lumë 55-vjeçari, djali: Më kërkoi ndihmë
  • 5 years ago
SARANDË- Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës dhe që prej ditës së djeshme kanë nisur kërkimet për gjetjen trupit. Mësohet se 55-vjeçari, i identifikuar si Arben Shaqiri ka qenë së bashku me djalin e tij 15-vjeçare dhe sipas dëshmisë së këtij të fundit, 55-vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:40, kur 55-vjeçari është hedhur në lumë.

"Ai po ikte për në varreza. Po mblidhte lule dhe po vraponte. Pa druri aty, më tha që ky më shpëtoi, merrte frymë dhe mbylli sytë dhe iku, u fundos dhe nuk e gjet më. Më tha hajde më shpëto, por unë nuk dija not. U hodh që të kalonte matanë, jo për t'u mbytur", u shpreh djali i 55-vjeçarit. Po kush ishte Arben Shaqiri? Ai ka qenë më parë i arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Në 2005, 55-vjeçarit i kanë përdhunuar dhe më pas i vranë djalin 5-vjeçar. Autor këtij krimi makabër i identifikua Klodjan Saliaj, i cili më herët kishte vrarë një tjetër 65-vjeçar.

Polumbarët kanë nisur hetimet në zonën e Kanalit të Cukës për gjetjen e trupit.
Recommended