Familja kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', gjendet i vdekur në kanal Ded Shkreta. I biri: E vranë

  • 5 years ago
Gjendet i vrarë në një kanal Ded Shkreta, 63-vjeçari i denoncuar i zhdukur nga familjarët prej datës 25 janar të këtij viti. Familjarët e viktimës thanë për Report Tv se ai ka shenja plage në trup dhe kokë të shkaktuara nga sende të forta, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Ndërsa policia thotë se në trupin e tij nuk ka shenja dhune, por megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ded Shkreta është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik, pranë Mamurrasit mesditën e kësaj të shtune, ndërsa ngjarja dyshohet për hakmarrje. Familjarët e tij e shpallën në kërkim pak ditë më parë në emisionin "Pa Gjurmë", duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Recommended