Pa Gjurmë- E pa besueshme/Kerkoi në emision rrënjët biologjike, dy familje pretendojne se u përket

  • 5 years ago
Pjesa e dyte 6 Dhjetore Përshëndetje, po iu shkruaj meqenëse misioni juaj është humanizmi për të bashkuar ato shpirtra që janë të ndarë prej kohësh... Do kisha shumë dëshire t?ju prezantoja edhe me rastin e babait tim, i cili është rritur jetim e gjer më sot nuk i ka njohur familjen që e solli në jetë, pavarsisht kërkimeve që unë kam bërë, nuk kam arritur t?ja heq atë brengë që gjithkush prej nesh do e kish? nëse do ishte në vendin e tij... Do iu kërkoja thjesht të më ndihmoni me aq sa mundësi për gjetjen e prindërve biologjik të tij, pasi nuk do dëshiroja kurrësesi që ai të largohej nga kjo botë me atë brengë në shpirt??

Kështu nis mesazhi dërguar në adresën e Facebook-ut në emisionin ??Pa gjurmë?? nga Algert Prifti, cili kërkon që të gjejë rrënjët e familjes së gjyshërve nga babai.

Luan Prifti është babai Algertit, i cili ka një brengë në zemër të gjejë prindërit biologjikë. Ai ka lindur më 22 korrik të vitit 1955, me vendlindje në Shkodër dhe me vendbanim në Lozhan të Korçës sipas certifikatës. 63-vjeçari u birësua nga shtëpia e fëmijës Vlorë në vitin 1961 nga Kristaq dhe Asprie Prifti nga Bubullima e Lushnjes në moshën 4-vjeçare.

Më datë 29 nëntor, në studion e ?Pa gjurmë?, djali i tij Algerti ka rrëfyer historinë e të atit që i ka i treguar në moshën 15-vjeçare. "Babai u la në shtëpinë e fëmijës në Vlorë nga një person me emrin Jorgji Azisllari, i cili dyshohet se mund të jetë një person shumë i afërt i Luani apo ndoshta dhe vetë babai i tij biologjik. Prindërit e tij birësues nuk kishin fëmijë. Gjyshi kishte shkuar në Tiranë për të adoptuar një fëmijë. Atje nuk ia pranojnë kërkesën dhe rrugës për në shtëpi takon një person që i thotë se do të të ndihmoj unë. Ishte oficer. Shkojnë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë dhe ku personi tha: Hajde Luan se të ka ardhur babai. Babai e ka marrë vesh të vërtetën që 14-vjeç, ia tregoi gjyshi. Vajti dhe e pyeti vetë ai pasi dëgjonte vazhdimisht që e kishin marrë. Kur ishte ushtar më thoshte që kishin kërkuar që ta takonin por nuk e linin që të dilte," - rrëfeu për moderatoren Odeta Dume Algert Prifti.

Ndërsa sot, Luan Prifti gjendet vet i pranishëm në studion e "Pa Gjurmë". Ai ka rrëfyer personalisht historinë e tij të jetës, duke treguar se si ishte vendosur në kërkim të familjes së tij biologjike.

"Më thoshin në moshën 5 vjec se më kishte birësuar babai. E thonin pa të keq dhe unë iu përgjigjesha duke i thënë se do pyesja prindërit. I them nënës nëse e kishin certifikatën e lindjes e ajo më thotë që e kishte humbur. Më pas i them që nëse dëshironte të mos më tregonte, le të mos e bënte dicka të tillë, pasi unë besoja se e vërteta një ditë do dilte në pah. Ata kishin premtuar se nuk do tregonin, edhe për kushtet e asaj kohe. E gjeta më pas dhe aty lexova se isha i birësuar në Vlorë. Sërish i kërkoj babait që të më thoshte të vërtetën, por ai s'më tha asgjë. Në fund të klasës së tetë iu drejtova Vlorës, sepse përmendej në dokument", rrëfeu Luan Prifti.

Recommended