'Pa Gjurme'/ Dy familje interesohen per shqiptarin pa identitet te vrare ne Greqi. Denoncim live

  • 5 years ago
Pkesa e pare dt 29 Janar Pas deshmisë së Flamur Lemes nga Lushnja se kishte varrosur një shqiptar në Volos të Greqisë, në vitin 1993, dy familje i janë drejtuar këtë të martë studios së "Pa Gjurmë" me dyshimet se mund të bëhet fjalë për të afërmit e tyre që janë zhdukur në po të njëjtin vit. Mine Llosha kërkon të birin, ndërsa Agim Myrto vëllain e tij nga e ëma.

Flamur Leme tregoi për stafin e "Pa Gjurmë" se shqiptari, të cilit nuk i dihet identiteti, është gjendur në një kasolle i vrarë dhe me fytyrë të djegur.Më tej, ai ka rrëfyer se është njohur me këtë rast makabër nga kryetari i komunës, ndërsa thekson se i vdekuri nuk punonte në atë zonë pasi shqiptarët ishin të pakët në numër dhe njiheshin të gjithë me njëri-tjetrin.

Në mars të 1993 më datë 11, unë kisha tre vjet që punoja në fshatin Volos. Vjen kryetari i komunës dhe më merr. Isha i pari shqiptar që kisha arritur, më tha që kanë vrarë një shqiptar dhe e kanë futur në një kasolle atje tutje. Ata që e kishin vrarë i kishin djegur fytyrën. Ai person nuk ka punuar në atë zonë sepse ne njiheshim të gjithë me njëri-tjetrin. Si duket e kanë vrarë nga një vend tjetër dhe e kanë varrosur ty. Më pas trupi i tij u mor dhe u varros po nga ne, nga duart tona. I pranishëm ishte edhe një prift i thirrur. Thuhej se ishte nga Burreli, por e vërteta nuk dihet. Ishte trup i bëshëm, 1.76 cm dhe me këmbë numër 42. Por e theksoj në atë fshat nuk ka punuar se fillimisht shqiptarë ishim vetëm ne nga Peqinasi dhe tre lushnjarë. Ishalla merret vesh identiteti i tij që edhe nëna e tij të ketë ku të qajë.

Flamur Leme, Dëshmitar
Mine Losha, teksa shpreh dyshimin se po flitet për djalin e saj, ka përshkruar për moderatoren Odeta Dume momentin e fundit që ka parë të birin, Artan Loshën, i cili sot është 41 vjec.

Recommended